Flash

Djimsiti humbet gjysëmfinalen e Kupës: Gjykatësi Sportiv e quan vetëm protestë atë të Dzeko, stuhia bie e gjitha mbi lacialin Radu

Lapsi.al 1 February 2019
Djimsiti humbet gjysëmfinalen e Kupës: Gjykatësi Sportiv e quan

I ka kushtuar shumë kartoni i kuq në fundin e kohëve shtesë të Inter-Lazio rumunit Stefan Radu. Mbrojtësi i Lazios i thotë lamtumirë Kupës së Italisë, për shkak të pezullimit për katër ndeshje nga Gjykatësi Sportiv. Në motivacion shpjegohet se "pas akordimit të penalltisë për skuadrën kundërshtare, kundërshtonte egër vendimin e arbitrit, duke bërtitur një frazë të turpshme... e sepse shtynte arbitrin duke i vendosur dorën në gjoks".

Dyshimi se kishte pështyrë arbitrin - nuk ka rezultuar i tillë - por Edin Dzeko i ka kushtuar gjithësesi dy ndeshje skualifikim (Roma është e eliminuar), ndërsa ia kanë hedhur me gjoba 20 mijë euro Milan "për koret fyese të tifozerisë së tyre " e 5mijë euro Atalanta "për hedhjen e një tymuese përpara ndeshjes nga tifozët e saj".

Skualifikohen me një ndeshje mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Djimsiti e Freuler, të Atalantës, të cilët do të mungojnë në gjysëmfinalen e vajtjes kundër Fiorentinës, gjithashtu edhe Gagliardini i Inter. Skualifikim edhe për Massimiliano Allegri (Juventus), i ndëshkuar me karton të kuq në cerekfinalen në Bergamo, për "sjellje polemizuese ndaj punës së arbitrit, duke shprehur mos aprovimin e tij...".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI