Flash

Video/ Emiliano Sala, dallohet një trup në reliken e avionit

Lapsi.al 4 February 2019
Video/ Emiliano Sala, dallohet një trup në reliken e avionit

Në bordin e relikes së avionit që transportonte Emiliano Sala, që u gjet në fund të kanalit të La Manshit, është dalluar një trup. Lajmin e ka bërë public Departamento i Transportit britanik pa dhënë më shumë detaje. Për momentin nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për kufomën e futbollistit apo të pilotit të avionit David Ibbotson. Në vendin ku u gjetën mbetjet e avionit po bëhen kërkime për të identifikuar trupin.

Kufoma është dalluar gjatë një ekspedite të ROV (mjet nënujor me telekomandë) që ishte dërguar në La Mansh për kërkimet. Menjëherë pas zbulimit, AAIB ka informuar autoritet kompetente e familjet e Sala e të pilotit. Më pas ka nisur puna për të organizuar rikuperimin e mjetit dhe të trupit. Imazhet e kapura nga ROV tregojnë anën e majtë të avionit me numër serie të Piper N264DB.

https://www.youtube.com/watch?v=LhRuWJdjuEg

Të këshilluara

Video/ Sergio Aguero trefishon ndaj Arsenal

Sergio Aguero ka shënuar golin e tretë për Manchester City dhe personal ndaj Arsenal. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 61' të takimit që po luhet në E...

18:56

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI