Flash

Anjeza Maja: Ju tregoj arsyen përse jam singel

Lapsi.al 6 February 2019
Anjeza Maja: Ju tregoj arsyen përse jam singel

Moderatorja e famshme Anjeza Maja prej disa kohësh ka shënuar një kthesë në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e stafit të Kryeministrisë, si prezantuese e rubrikës  “E zgjidha” që transmetohet në “ERTV”.

Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin radiofonik “You & Me”, prej ku foli për jetën e saj private, po jo vetëm.

E pyetur nga prezantuesit Julka Gramo dhe Ardit Roshi, se kur e ka dhënë puthjen e fundit,  Anjeza i çuditi të gjithë me përgjigjen e saj.

“Nuk e mbaj mend. Kam shumë kohë pa dhënë një puthje. Nuk kam dhënë puthje dashurie”,  sqaroi më tej ajo.

Moderatorja bukuroshe pohoi se ka krizë meshkujsh vërdallë dhe nuk ka mundur të gjejë njeriun e duhur që të jetë në nivelin e saj.

“Do të doja të kisha në krah një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, ka thënë Maja.

Të këshilluara

Aktorja turke, në një romancë të re

Cansu Dere, prej kohësh nuk është bërë pjesë e lajmeve 'rozë'. Aktorja ka qendruar single për një periudhë të gjatë , pas ndarjes nga Cem Yilmaz. Por, gjërat së...

14:10

Pink, tashmë me yllin e saj në Hollywood

Ceremonia për këngëtaren e famshme u mbajt pasditen e së martës dhe mijëra fansa ishin aty për ta mbështetur pavarësisht reshjeve të shiut. Pink u shoqërua n...

12:40

Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë

Një tjetër aktore i jep fund beqarisë. Protagonistja e filmit ‘The Hunger Games’, Jennifer Lawrence, është fejuar me të dashurin e saj të ri Cooke Maroney. Edhe...

11:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI