Flash

Performanca e Andrea Bocelli dhe të birit në Sanremo emocionojnë publikim

Lapsi.al 6 February 2019
Performanca e Andrea Bocelli dhe të birit në Sanremo emocionojnë

Matteo Bocelli, djali i tenorit të madh Andrea Bocelli, ka performuar duetin “Fall on Me”, së bashku me babanë e tij në skenën e madhe të festivalit Sanremo. Kështu e ka ngritur siparin festivali Sanremo këtë vit.

I lindur në vitin 1997, 21-vjeçari Bocelli studioi në Konservatorin Luigi Boccherini në Lucca dhe më pas filloi karrierën e tij muzikore.

Kjo nuk është hera e parë që Matteo dhe Andrea këndojnë së bashku.

Babë e bir kanë performuar edhe në Madison Square Garden në New Jork.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Matteo ka deklaruar se është një fans i madh i babait të tij dhe po ashtu ai ka pranuar me sinqeritetin e plotë se të qenurit i biri i të madhit Andrea Bocelli i ka mundësuar lehtësira të mëdha në karrierën e tij.

21-vjeçari ka mahnitur publikun italian jo vetëm me zërin, por edhe fizikun, pasi djaloshi është gjithashtu edhe model.

Andrea i ka dhënë të birit xhaketën e lëkurës me të cilën ka performuar vetë në 1994-ën si një ogur i mirë për karrierën e tij.

Të këshilluara

Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë

Një tjetër aktore i jep fund beqarisë. Protagonistja e filmit ‘The Hunger Games’, Jennifer Lawrence, është fejuar me të dashurin e saj të ri Cooke Maroney. Edhe...

11:38

Ish modelja e Vogue, tashmë e pastrehë

Nastasia Urbano ka qenë modele në kopertinën e revistës Vogue si dhe imazh i parfumit Opium të Yves Saint Lauren, e cila në moshën 20 vjeçare ka korrur mjaft s...

10:35

Vijon saga Rudina Magjistari-Edlir Reka

Saga për ngjarjen e piktorit mashtrues vijon përreth një javë, ndërsa të gjitha mediat shkruanin se cila ishte e vërteta që fshihej pas gjithë kësaj. Edlir R...

16:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI