Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sfidë dyshe për De Ligt: mes Juventus e Barcelona vendos… Raiola

Lapsi.al 6 February 2019
Sfidë dyshe për De Ligt: mes Juventus e Barcelona vendos…

Është një ankand i hapur për Matthijs De Ligt. Klubi favorit për momentin duket se është Barcellona, e fortë nga nënshkrimi edhe me Frenkie De Jong (75 milionë plus 11 bonus), por mbi mbrojtësin janë fiksuar edhe Manchester City, Psg e Juventus. Bardhezinjtë kanë besim në raportet e shkëlqyera me agjentin e lojtarit, Mino Raiola e takimin që presidenti Agnelli bëri në Torino me lojtarin, familjen e tij dhe Edwin Van der Sar, ish- portieri i bardhezinjve e aktualisht drejtori i përgjithshëm i Ajax.

Pikërisht ky raport me Raiolën mund të jetë deciziv në tratativë, sipas të përditshmes Mundo Deportivo: "Mino Raiola është pengesa kryesore për të arritur tek De Ligt". Prokuratori, sipas medias pranë katalanasve, ka vendosur si kusht një komision prej 10 milionë euro për të favorizuar transferimin e lojtarit nga Hollanda në Spanjë. Një situatë që në që në Camp Nou, e konsiderojnë jashtë logjike. Matthijs De Ligt, vlerësohet gati 70 milionë e ka një kontratë që skadon në 30 qershor 2021.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI