Flash

21 Savage në burg, flet menaxheri i tij

Lapsi.al 7 February 2019
21 Savage në burg, flet menaxheri i tij

21 Savage është duke u mbajtur i mbyllur në qeli 23 orë në ditë, pa television dhe me shumë pak kontakt me botën e jashtme, pasi u arrestua nën akuzën e “emigracionit të paligjshëm” në SHBA.

Të paktën kështu pretendon menaxheri i tij, i cili gjithashtu thotë se i kanë lejuar të bëjë vetëm një telefonatë me artistin që nga moment i arrestimit. Ky është tweet-i i Stone Mezzy, i cili tani është fshirë: “I kam thënë për mbështetjen që është duke marrë dhe kjo gjë e bëri të lumtur, ju falenderoj të gjithë për suportin”- thotë ndër të tjera menaxheri. Gjithçka nisi ditën e dielë kur reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sha Yaa Bin Abraham-Joseph, u ndalua nga Dapartamenti i Emigrimit, pasi ka lindur në Angli dhe viza me të cilën ka emigruar në SHBA kishte skaduar që në 2006-ën. Madje atë vit ai ishte kthyer sërish në Angli, për tu kthyer disa muaj më vonë sërish në Amerikë, në mënyrë të paligjshme. Për këtë arsye, qëndimi dhe puna e reperit në këtë shtet nuk mund të vazhdojë e tani ai rrezikon të deportohet në shtetin e lindjes.

Të këshilluara

Oscar 'pushtohet' nga femrat

Në “Beverly Hilton Hotel”, si çdo vit, “Academy” mblodhi të nominuarit për çmimet “Oscar”, për një drekë gala, “Oscar Nominees Luncheon”. Pas saj, të gjithë u m...

18:34

Lady Gaga braktis Bafta-n për Grammy Awards

Lady Gaga vendosi të braktisë “Bafta”-n për “Grammy Awards”. Filmi “A star is born”, ku këngëtarja është protagoniste dhe është nominuar në kategorinë “Aktorja ...

15:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI