Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Misteri Verratti, Psg në panik: "Eshtë i dëmtuar, por nuk e dimë çfarë ka"

Lapsi.al 7 February 2019
Misteri Verratti, Psg në panik: "Eshtë i dëmtuar, por nuk e

Moment i vështirë për Psg që, përpara sfidës së Champions League kundër Manchester United, nuk është në pozita të mira. Konfliktit të Rabiot e dëmtimit të Neymar, i është shtuar edhe Marco Verratti, protagonist i një misteri të vërtetë përsa i përket dëmtimit. "Nuk është një dëmtim i njëjtë me atë të mëparshmin - ka shpjeguar Tuchel -. Ka patur tjetër problema, por tani nuk e dimë se cfarë ka. Nuk e di nëse do të arrijë të rikuperohet për United".

Në mes të janarit regjisti i parisienëve doli nga fusha me barelë, për shkak të një dëmtimi në kavilje, që rezultoi më i lehtë se parashikohej, me një shembje pa pësuar lesione. Kundër Villafranche në Kupën e ligës franceze, Verratti nuk luajti. Nuk bëhj fjalë për një turnover të thjeshtë, si u mendua nga të gjithë, por shqetësim që vetë tekniku Tuchel e la të kuptohej: "Problemi i tij është ndryshe sot, ka patur një problem në stërvitje. Tjetër gjë në krahasim me kaviljen, por nuk dimë asgjë".

Një mister që nuk shpjegon të ardhmen e afërt të mesfushorit italian: "Nëse do të luajë ndeshjen e ardhshme kundër Bordeaux të shtunën? Duhet të pres deri nesër apo pasnesër për të parë nëse mund të luajë. Problemi është se nëse luan kundër Girondini, nuk do të jetë në formën më të mirë për ndeshjen kundër Manchester United". Ndërkohë gati është Leandro Paredes, që pasi 120 minutave në Kupë, mund të jetë protagonist edhe në Champions kundër të besuarve të Solskjaer.

Të këshilluara

Video/ Laporte kalon në avantazh City

Manchester City i bën presion Liverpool, duke tentuar ti marrë provizorisht vendin e parë në Premier League. Citizens në ndeshjen e parë të javës së 26 ka kalua...

21:42

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI