Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Real Madrid e ka seriozisht për Dybala: oferta e Perez vë në mendime Juventus

Lapsi.al 7 February 2019
Real Madrid e ka seriozisht për Dybala: oferta e Perez vë në

Paolo Dybala nuk është një emër i ri për merkaton, por përballë interesimeve për kampionin argjentinas Juventus bënte gjithnjë bllok, edhe kur në dyer trokisite Real Madrid. Vetëm se ky sezon, duket pak më delikat për numrin 10 bardhezi, që me ardhjen e Cristiano Ronaldos ka humbur shkëlqimin, pa harruar se po e provon pankinën ca si shumë. Reagimi i fundit i Dybala dhe vendimi i klubit për të mos e gjobitur, tregojnë se situata nuk është ajo më e mirë dhe Juventus po përpiqet të mos e shpërthejë.

Në këtë pikë, pretendentët janë rikthyer në lojë, duke filluar nga Real Madrid. Për Don Balon gjigantët spanjollë janë gati të bëjnë një ofertë super për bardhezinjtë për të arritur tek Paulo Dybala. 60 milionë euro plùs kartonin e spanjollit Isco: është ky propozimi i Florentino Perez që e mendon argjentinasin një kolonë të Real të ri. Bardhezinjtë e kanë dëshiruar gjithnjë Isco dhe kjo ofertë i ka futur vërtetë në mendime...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI