Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Revolucioni Uefa: Var në ekrane e arbitra që sqarojnë publikun

Lapsi.al 7 February 2019
Revolucioni Uefa: Var në ekrane e arbitra që sqarojnë publikun

Nuk është vetëm rregulli i golit në transfertë. Kongresi i Uefa që po zhvillohet në Romë, ka në rend të ditës shumë tema që premtojnë të revolucionarizohet futbolli europian. Shtrirja e VAR në Champions League nuk do të ndalet me aq: që nga sezoni i ardhshëm, ekranet gjigandë të stadiumeve do të shënojnë në fakt me një info grafikë aktivizimin e teknologjisë në mbështetje të arbitrave të ndeshjes e do ta shfaqin episodin për të cilin do të vendoset. Në 2024, më pas, do të nisë formati i ri i Champions League.

VAR NË CHAMPIONS LEAGUE

Sigurisht është dhënë konfirmimi për përfshirjen e VAR në Champions League, duke nisur nga 1/8 e finaleve, javën e ardhshme. Rosetti, shefi i arbitrave të Uefa-s, ka shpjeguar se "objektivi është të eleminojë gabimet e dukshme e po punojmë për të pasur uniformitet mes arbitrave të vendeve të ndryshme ". Duhet të jenë të kujdesshëm edhe lojtarët: kushdo që kërkon ndërhyrjen e VAR, duke bërë gjestin e videos do të marrë karton të verdhë.

VAR NË TABELAT E STADIUMEVE

Një inovacion në dy hapa. I pari që nga sezoni i ardhshëm: edhe në Serie A, tabelat e stadiumeve do të sinjalizojnë tifozët për përdorimin e VAR e për cilin episod me një infografikë. Në harkun e dy viteve, mund të shkohet edhe përtej. Ashtu si shpjegon Corriere della Sera, objektivi është të merret modeli i Super Boël: arbitri me vivavoce do ti shpjegojë spektatorëve (e telespektatorëve) motivin e vendimit të tij, nëse është për tu vlerësuar apo anulluar një gol, ose të fërshëllehet një penallti.

CHAMPIONS LEAGUE E RE

Në fund, Champions League e re. Nuk do të jetë një Superliga, ashtu si kishte lajmëruar Ceferin, i mbështetur nga Agnelli e Eca, por do ti afrohet shumë. Nga 2024 do të kalohet nga tetë grupet aktuale, me katër skuadra, në katër grupe me nga tetë skuadra, gati si një Euroliga e basketbollit në version futbollistik. Kjo për të mos e lënë të pakënaqur fare Fifa-n, që duhet të mbrojë interesat e vendeve më të vogla.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI