Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Identifikimi, trupi i gjetur në rrënojat e avionit është i 28-vjeçarit Emiliano Sala

Lapsi.al 8 February 2019
Identifikimi, trupi i gjetur në rrënojat e avionit është i

Trupi i nxjerrë nga rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson, i zbuluar pas një kërkimi nënujor eshte idetifikuar si ai i futbollistit te Cardiff City.

Sipas BBC, në deklaratën e policisë së Dorset leshuar gjate mbremjes thuhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”. 

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”. 

Trupi u zbulua në rrënojat e aeroplanit të hënën dhe autoritetet ishin në gjendje ta nxirrinin atë dy ditë më vonë, pavarësisht nga “kushtet sfiduese”. 

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) tha se operacioni ishte kryer “në një mënyrë dinjitoze”. 

Cardiff City, lëshoi një deklaratë pak pasi u konfirmua identifikimi, duke thënë: “Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes së Emilianos. Ai dhe Davidi do të mbeten përgjithmonë në mendimet tona”. 

Disa nga lojtarët e klubit reaguan nëpërmjet Twitter. Full Joe Bennett ka shkruajtur “RIP Emiliano”. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI