Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Porto-Roma, çmimi i biletave kthehet në çështje: Uefa nis hetimin

Lapsi.al 8 February 2019
Porto-Roma, çmimi i biletave kthehet në çështje: Uefa

Në Romë çmimi i biletave për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finaleve të Champions kundër Porto po shndërrohet në çështje. Tifozët verdhekuq e kanë vendosur gishtin mbi koston e tyre, për shkak të diferencës mes atyre për ndeshjen në Do Dragao e asaj që Olimpico, duke u ankuar për cmimin e lartë të biletës në transfertën portugeze.

Një cështje delikate, mbi të cilën ka vendosur të hetojë edhe Uefa. "Nëse ka pasur thyerje, do të ketë sanksione ", ka garantuar kreu i UEFA-s Ceferin. "Kemi rregulla dhe kanë ndodhur raste të tilla në këtë sezon. Kemi marrë vendime disiplinore, e nëse do të jetë kështu edhe në këtë rast, do të ketë dënime".

Në rregulloren Uefa, për ndeshjet e Champions biletat e sektorëve homologë duhet të kenë cmime të njëjta, pavarësisht se kush i rezervohet tifozëve miq. Gjë që, sipas verdhekuqve, nuk është parashikuar për ndeshjen në do Dragao të Oportos, me një diferencë cmimi rreth 30 euro.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI