Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Qerimaj, një bronx në Botëror, si ngushëllim i një karriere me luhatje

Lapsi.al 8 February 2019
Qerimaj, një bronx në Botëror, si ngushëllim i një

Erkand Qerimaj është shpallur fitues i medaljes së bronxtë në stilin e shkëputjes, në Botërorin e vitin 2018, që u zhvillua në SHBA. Një rezultat fantastik, ndonëse erdhi me një vit vonesë, kur peshëngritësi i vendit të tretë Dimitru Kaptaru rezultoi pozitiv edhe në testin B. Një rrokadë, që shkodranit i ka ndodhur ta pësojë vetë, duke i hequr madje medaljen e artë të kampionatit Europian në 2012.

Në kohë, kur dopingu ka goditur rëndë peshëngritjen shqiptare, e fundit e penalizuar ishte Romela Begaj, që u zhvesh nga medalja për të marrë dënimin 8 vjecar, ky vend i tretë i Qerimajt është si balsam për plagët e marra nga sporti ynë elitar. Ka qenë vetë peshëngritësi shkodran i cili me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë publik këtë lajm...

Qerimaj garoi në atë Botëror në peshën deri në 77 kg dhe në stilin e shkëputjes arriti të mbante lart 155 kg, peshë e cila i ka dhënë tashmë zyrtarisht medalje bronzi, edhe pse në rezultatet e 2018 arriti vetëm vendin e katërt.

Për shkodranin, një arritje e rëndësishme, një ngushëllim për një karrierë me luhatje, e goditur nga dopingu në 2012 e që e pengoi Qerimajn të kishte rezultate edhe më të larta se me ato që aktualisht krenohet i gjithë vendi: titullin kampion Europe në 2014 apo medaljen e bronxtë në Botërorin e Amerikës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI