Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tragjedia/ Nantes, askush nuk do të mbajë më numrin 9 të Emiliano Sala: klubi tërheq fanellën

Lapsi.al 8 February 2019
Tragjedia/ Nantes, askush nuk do të mbajë më numrin 9 të
Emiliano Sala është konfirmuar tashmë i vdekur, pas identifikimit të trupit nga familja, në orët e para të mëngjesit dhe kaq ka mjaftuar që Nantes të bëjë gjestin domethënës. Klubi francez ka vendosur të tërheqë fanellën me numër 9 të mbajtur nga Emiliano Sala në tre sezone e gjysëm në Francë. Lajmin e ka bërë të ditur Nantes, menjëherë pasi policia e Dorset ka shpallur lajmin se trupi i përkiste argjentinasit. "Sepse Emiliano Sala do të bëjë gjithnjë pjesë tek legjendat që kanë shkruar historinë e madhe të FC Nantes, tërheqim numrin 9 që ka mbajtur ai" shkruhet në postim. I përket Emiliano Sala trupi i gjetur në avionin e rrëzuar në Kanalin e La Manshit, në 21 janar gjatë një fluturimi nga Nantes për në Cardiff. Nuk ka më dyshime, edhe pse tashmë shpresa ishte venitur prej ditësh e nuk mbetej vecse akti i tmerrshëm i identifikimit. Në orët e ardhshme, autoritetet do të dorëzojnë trupin tek familja. Pikërisht policia e Dorset, ka në fakt ka komunikuar që "trupi është identifikuar formalisht si ai i futbollistit profesionist Emiliano Sala". “Familjet e Sala e pilotit David Ibbotson – vazhdon komunikata – janë njohur me këtë zhvillim. Mendimet tona mbeten me tan ë këtë moment të vështirë". Ka një detaj tjetër të rëndësishëm në komunikatë, ku konfirmohet vazhdimi i hetimit për të zbardhur ngjarjen. "HM Coroner do të vazhdojë të hetojë për rrethanat e kësaj vdekje".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI