Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Roma e versionit Champions: Kolarov shuan polemikat me tifozët

Lapsi.al 8 February 2019
Video/ Roma e versionit Champions: Kolarov shuan polemikat me tifozët

Champions League e ka bërë edhe më të fortë derbin kryeqytetas mes Romës e Lazios: Vetëm 24 orë përpara skuadra e Simone Inzaghit mori vendin e katërt, që tani, falë diferencës së golave, i takon verdhekuqve, që u imponuan 0-3 në transfertën e Veronës kundër Chievos.

Autoritare, e përqendruar dhe e udhëhequr nga Edin Dzeko në një nga mbrëmjet e tij më të mira të sezonit. 0-3 në Bentegodi, kundër një Chievo me dëshirë por inferior, është rezultati i një ndeshje të luajtur me inteligjencë, pa bërë cudira, por edhe pa i dhënë verdhebluve mundësinë të mendonin asnjëherë përmbysjen. Me golat e El Shaaraëy, Dzeko e Kolarov janë tre pikë që godasin krizën e mesit të dimrit e i japin klasifikim e moralit drejt objektivit Champions League.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/dn/dnaK.mp4

Chievo provoi të vinte në fushë armët e tij si agresiviteti e ritmi, por të besuarit e Di Carlo i bënë keq vetes duke i dhënë mundësinë në minutën e 9' El Shaarawy të shënonte golin e avantazhit, pas një rreshtimi kaotik të mbrojtjes. Këtu e fitoi ndeshjen Roma, duke gjetur edhe golin e dytë në të 18' me Dzeko.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ja/jAyw.mp4

Goli i ko erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me inspirimin e Dzeko, i aftë të nxirrte Kolarov para portës, për golin e 0-3 që shuan ndoshta edhe polemikat me tifozët.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ar/ArqL.mp4

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI