Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Inter, nata e të vërtetës: Spalletti nuk mund të gabojë…

Lapsi.al 9 February 2019
Inter, nata e të vërtetës: Spalletti nuk mund të

Në Tardini të Parmës, në orën 20:30, Inter e Spalletti luajnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes. "Janë në lojë karrierat tona", për ta thënë me fjalët e teknikut toskan. Zikaltrit, në krizë totale në këtë fillim të 2019, janë të dënuar të fitojnë për të mos e precipituar më keq situatën. Pas humbjes me Bolonjën, java në Appiano Gentile ka qenë e qetë, ndoshta edhe për meritë të Marotta, që dha menjëherë sinjalin e besimit për trajnerin.

"Nuk preket", ishin fjalët e administratiorit të deleguar, edhe pse duhet shtuar, “për momentin”. Kështu, sepse një tjetër rezultat negativ këtë mbrëmje do ta vendoste pozicionin e Spallettinë rrezik: sa për ta justifikuar këtë, kanë nisur të qarkullojnë fjalët për emrin e Cambiasso si provizor deri në fund të sezonit.

Inter duhet të rigjejë fitoren që në kampionat mungon nga 29 dhjetori (0-1 kundër Empoli). Nga aty një barazim dhe dy humbje me zero gola të shënuar. Në Parma të gjithë presin rilindjen e Icardi, që në eksperiencën e tij interiste nuk ka kaluar kurrë një thatësirë kaq të gjatë. Inter i duhen golat e tij për tu kthyer në garë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI