Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Partizani, a vlejnë 7 golat e Kupës një provë…?

Lapsi.al 9 February 2019
Partizani, a vlejnë 7 golat e Kupës një provë…?

Në krye me pesë pikë diferencë e një kundërshtar krejtësisht të përballueshëm në shtëpi, Kastriotin: kështu Partizani rinisin objektivin për tu shkëputur edhe më shumë nga Kukësi në javën e 21 të Superiores. Të fortë nga përballjet e dyfishta në Kupën e Shqipërisë pikërisht përballë krutanëve (të paktën moralisht), kryeqytetasit duhet të provojnë se dinë të mos gabojnë në ndeshjet që sduhet.

Shtatë gola në 180 minutat e Kupës ndaj Kastriotit të Bledar Devollit janë dhe nuk janë domethenëse për një arsye të thjeshtë. Kastrioti nuk kishte asnjë dëshirë të vazhdonte në këtë kompeticion, duke vënë gjithcka në shërbim të mbijetesës. Katër golat e pësuar në ndeshjen e parë e bënë të pakthyeshëm ose të pashpresë përmbysjen, që as nuk ishte menduar, ndaj në këtë rast ndoshta krahasimi nuk vlen, kur skuadra krutane që do të zbresë në fushë përballë Partizanit nuk do të jetë fare e njëjtë…

Partizani është i fortë në statistika, edhe me dy ndeshjet e para të kampionatit të fituara me Kastriotin: 1-0 në shtëpi dhe imponimi 1-2 në Fush-Krujë. Por edhe këtu ka dicka që nuk e legjitimon krejtësisht, duke qenë se ajo e dy fazave të para ishte një skuadër e pashpresë, që dukej e dorëzuar në fatin e saj të rrëzimit në Kategorinë e Parë.

Dy javët e fundit, skuadra e Devollit është tjetërsuar: dy fitore, një në transfertën e Gjirokastrës dhe një kundër Skënderbeut. Pikët për shpëtim janë në lojë, ashtu si morali dhe fakti që nuk janë më në vendin e fundit. Por përballë është Partizani kryesues, që i ka mundur cdo herë i ka hasur në rrugë. E nëse dy të dhëna bëjnë një proë…

NDESHJET - JAVA 21

09/02/19 Partizani     17 : 00 Kastrioti

10/02/19 Luftëtari      14 : 00 Flamurtari

Kukësi          14 : 00 Tirana

Teuta            17 : 00 Kamza

11/02/19 Skënderbeu 18 : 00 Laçi

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI