Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ronaldo bën mea culpa: "Ishte gabim që kërkova shkarkimin e Cuper"

Lapsi.al 9 February 2019
Ronaldo bën mea culpa: "Ishte gabim që kërkova shkarkimin e

17 vjet nga lamtumira e sforcuar nga Inter, Ronaldo sheh prapa me keqardhje. "Inter është në zemrën time e do të jetë gjithnjë - tha Fenomeni -. "Nuk do të bëja disa gjëra, për shembull nuk do ta vendosja presidentin Moratti me shpatulla pas muri për të vendosur të ardhmen time. Sepse në momentin që i kërkova të largonte Cuper, përndryshe do të largohesha unë, Moratti vendosi ta mbante. Do të kërkoja ta zbatoja idenë time në një tjetër mënyrë".

Në një intervistë për Sky Sport, ish-sulmuesi brazilian përshkon eksperiencën në zikaltër. "Ishin 5 vite të bukura të jetës sime. 5 vjet në një qytet që mësova ta doja, me njerëz që me deshën shumë. Dashurinë që ndjeva dhe mora në Itali nuk e ndjeva në asnjë vend tjetër. Pa dyshim, tani si president duhet të them se Moratti është një inspirim i fortë për mua".

Karriera e Fenomenit u ndikua nga shumë dëmtime. "Gjuri më bëri vërtetë një luftë shumë të gjatë e të vështirë, por në fund do të thosha që fitova unë, e munda".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI