Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Pas 'like' të Douglas Costa qendron oferta e Manchester United: Juventus ndërton strategjinë

Lapsi.al 10 February 2019
Pas 'like' të Douglas Costa qendron oferta e Manchester United:

Juventus është e nervozuar nga disa sjellje të Douglas Costa, por e mban shtrënguar kampionin e saj. Pas pështyrjes së Eusebio Di Francesco, ndodhi aksidenti me makinë e udhëtimi në Paris për ditëlindjen e Neymar. Sikur të mos mjaftonin, erdhi një 'like', që u fshi shpejt, për Manchester United. Pikërisht pas këtij thrilleri ka një prapaskenë të rëndësishme: nga Anglia, në fakt, shkruajnë për një ofertë prej 54 milionë stërlina, rreth 60 milionë euro, të Red Devils që është refuzuar nga bardhezinjtë në merkaton e janarit.

The Sun kujton që braziliani i talentuar ka qenë prej kohësh objektiv i United, edhe kur luante ende në Bundesliga, me Bayern Mynih. Allegri nuk ka dhënë aprovimin për shitjen e 'Flash' me sezonin në vazhdim, por në verë tratativa mund të rifillojë. Braziliani doli edhe hapur, fajtor ai 'like'... aty ku duhet, ose jo....

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI