Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Tirana dhuratë titulli për Partizanin, kthehet favori i sezonit 1995-96

Lapsi.al 10 February 2019
Video/ Tirana dhuratë titulli për Partizanin, kthehet favori i sezonit

8 pikë 15 javë nga fundi janë një distancë e korigjueshme, matematikisht, por po të kesh parasysh se skuadra që duhet ti humbasë këto tetë pikë ka vetëm 3 humbje në 21 javë, gjërat komplikohen. Kukësi humbet në shtëpi nga Tirana dhe Partizanit i dorëzohet një pjesë e mirë e titullit pikërisht nga 'armiqtë' e përjetshëm, që në fakt edhe në histori nuk është se janë aq armiq.

I kujtohet të gjithëve sezonit 1995-96, kur Partizani i shkaktoi humbjen në kryeqytet Teutës, që kryesonte kampionatin me një gol të Skerdilajd Currit, duke i dorëzuar titullin bardhebluve. Që nga ajo kohë portierit të atëhershëm durrsak i këndohej kori 'Kapllani, Kapllani, erdhi, erdhi Curri... E të mendosh që Teuta edhe me një barazim shpallehj, kampion duke qenë se kishte dy pikë avantazh dhe golavarazhin në favor...

Kështu hesapet janë larë ndoshta me këtë fitore të bardhebluve, që i mundi rivalët më të rrezikshëm të Partizanit në shtëpinë e tyre, duke i lejuar të Kuqtë të vazhdojnë të ëndërrojnë titullin e parë kampion, që mungon nga 1993.

Tirana e Ardian Memës shkoi të fitonte në Kamëz (fushën e Kukësit) dhe e bëri me një garë inteligjente, duke dominuar surperfuqinë e investimeve të veri-lindorëve, në fushë me Shkurtaj e Rrocën e debutimin e pavlerë të Valdet Ramës. Vendosi Doka, tre minuta nga fundi, me një gol që përligji zgjuarsinë taktike të bardhebluve dhe konfirmimin, se ka një motiv pse në kryeqytet nuk përmendej më fjala mbijetesë, por Europë...

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI