Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Ramsey firmos para-kontratën: do të bëhet britaniku më i paguar

Lapsi.al 11 February 2019
Ramsey firmos para-kontratën: do të bëhet britaniku më i

Aaron Ramsey do të veshë fanellën e Juventus në sezonin e ardhshëm. Mesfushori uellsian i Arsenal ka firmosur një para-kontratë me shoqërinë bardhezi për tu transferuar në Torino nga korriku 2019, kur të përfundojë marrëveshja me Topcinjtë. Konfirmimi është zbuluar nga BBC, që tregon për një akord katër vjecar për 28 vjecarin, që do të bëhet lojtari britanik më i paguar.

Shifrat do të zyrtarizohen nga Juventus në momentin e firmës së kontratës përfundimtare, duke qenë se shoqëria është e kuotuar në bursë, por flitet për numra të rëndësishëm që - duke përjashtuar bonuset - do ta bëjnë Ramsey futbollistin britanik më të paguar.

Uellsiani ka kryer dhe kaluar me sukses vizitat mjekësore në janar, përpara se të arrinte të firmoste para-kontratën me bardhezinjtë. Ramsey, në 30 qershor do ti thotë lamtumirë Arsenal, pas 11 vjetësh në veri të Londrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI