Flash

Kaos poshtë hotelit të Real: arrestohen katër tifozë invazivë

Lapsi.al 13 February 2019
Kaos poshtë hotelit të Real: arrestohen katër tifozë
Mënyrë e thjeshtë, por që funksionon gati gjithmonë: të shkosh të prishësh gjumin e skuadrës që luan në transfertë. E provuan edhe në Amsterdam, ku Ajax duhet tia dalë me kampionët në fuqi të Real Madrid në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions League. Por tentativa krijoi shumë konfuzion përpara hotelit ku janë akomoduar Blancos, aq sa ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë. E sipas asaj që bën të ditur AS, katër tifozë të Ajax ndeshjen nuk do ta shohin, sepse janë arrestuar. Britma, thirrje e deri tek shashkat e fushekzjarret në mes të rrugës. Kjo është mënyra e menduar nga hollandezët për të shqetësuar Real Madrid, me një të vecantë: tifozët e Ajax nuk e dinin me saktësi se në cilin hotel pushonte skuadra e Solari. E kështu, për të qenë të sigurtë se nuk do të gabonin, kanë menduar ta bëjnë rrëmujë gjithë lagjen e De Pijp. Security të hotelit kanë thirrur menjëherë policinë e në operacionin për të shpërndarë tifozët, sipas AS, kanë marrë pjesë edhe security të Real.

Të këshilluara

Video/ Fati ndihmon Porton në Olimpico

Euforia e një rezultati të pastër n Champions, pas golit të dytë të Zaniolo në minutën e 77, ka zgjatur vetëm dy minuta, sepse Porto është rifutur menjëherë në ...

22:46

Video/ PSG leksion francez në Old Trafford

Pathyeshmëria e Manchester United nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer duket se ka mbërritur në fund. Në ndeshjet kryesore të mbrëmjes së Champions, në Old Traf...

22:33

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI