Flash

“Pi, tymos e kthehet natën, imagjinoni nëse…”: Stuhia përplaset mbi Verratti pas ndeshjes në Manchester

Lapsi.al 13 February 2019
“Pi, tymos e kthehet natën, imagjinoni nëse…”:
Marco Verratti ka tërhequr vëmendjen e Europës në mënyrën që më të mirë, edhe pse me rezultatin që nuk do të donte. Në ndeshjen kundër Manchester United ka qenë një përfaqësim me karakter i mesfushorit. Talenti i italianit të Paris Saint-Germain nuk është vënë kurrë në diskutim, por në moshën 27 vjecare, kurorëzimi në nivel botëror po vonon të vijë. Ka nga ata që mendojnë se varet nga fakti që luan në Ligue 1, një kampionat jo shumë ekzaltues. Të tjerë e drejtojnë gishtin në stilin e jetës së mesfushorit, pak e ngjashme nga ajo e një futbollisti profesionist. Por fjalët e gazetarit francez Julien Laurens ka dy anë: atë të goditjes dhe keqardhjes. Laurens ka marrë pjesë në një emision në BBC5 mbi Champions League e nuk ka patur dyshime në përzgjedhjen e lojtarit të tij më të mirë në ndeshjen mes PSG e Manchester United. “Për mua ishte Verratti, sepse nuk ishte në formë, nuk ishte në 100%, ka luajtur vetëm një ndeshje në muajin e fundit”. Komplimenta për italianin, por nuk mbaron me kaq, sepse pas vlerësimit vjen edhe shuplaka. “Javën e kaluar është kthyer në 6 të mëngjesit për ditëlindjen e Neymar, tymos duhan, pi alkool e del praktikisht cdo mbrëmje. E fakti që zbret në fushë dhe bën një përfaqësim të tillë, si ai në Old Trafford, besoj se është fantastike”. Me pak fjalë, jo një profesionist jashtë fushës, sipas Laurens, por sigurisht më i miri në fushë.

Të këshilluara

Video/ Fati ndihmon Porton në Olimpico

Euforia e një rezultati të pastër n Champions, pas golit të dytë të Zaniolo në minutën e 77, ka zgjatur vetëm dy minuta, sepse Porto është rifutur menjëherë në ...

22:46

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI