Flash

Dashuri në ditën e duhur: Simeone dhe Atletico lidhen deri në 2022

Lapsi.al 14 February 2019
Dashuri në ditën e duhur: Simeone dhe Atletico lidhen deri në
Diego Simeone “i dashuruar” me Atletico Madrid. Nuk ka më asnjë dyshim, sepse ka mbërritur edhe zyrtarizimi i rinovimit të kontatës së teknikut deri në 30 qershor 2022. Pikërisht në ditën e dedikuar të dashuruarve, që për më tepër koincidon me numrin 14 që mbante kur luante, Simeone futet të bëjë pjesë në elitën e trajnerëve më të paguar në botë, sepse mes pjesës fikse dhe bonuseve do të përfitojë rreth 20 milionë në sezon. Tratativa shkonte përpara që në verën e kaluar e një akord verbal ishte gjetur para Krishtlindjes, por është zgjedhur për të dhënë njoftimin një ditë e tillë, pikërisht për ta bërë historinë më joshëse. Simeone do të ketë gjithnjë e më tepër pushtet brenda shoqërisë, që sipas presidentit Cerezo duhet të ndërtohet mbi principet e argjentinasit. Treguesi tjetër i këtij rinovimi është që tekniku nuk mund të bëhet objektiv i merkatos së Inter Manchester United e Chelsea, që e kishin në vëmendje Simeonen. Kontrata e mëparshme përfundonte në 2020 e i garantonte rreth 11 milionë në sezon teknikut, që ka mbaërritur tek Atletico në dhjetor 2011 e ka fituar shtatë trofe në shtatë vjet.

Të këshilluara

Video/ Ajax kthehet në lojë me Ziyech

Një ndeshje spektakolare ajo në Amsterdam Arena. Ajax nuk dorëzohet dhe i përgjigjet avantazhit të Real Madrid me golin e Hakim Ziyech. Mesfushori ka shënuar go...

22:43

Video/ Son ngre peshë Wembley

Në një ndeshje të ekuilibruar në Wembley, për vajtjen e 1/8 të Champions League, Tottenham merr avantazhin përpara publikut të shtëpisë, në ndeshjen kundër Boru...

22:15

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI