Flash

Mourinho, trajneri që pasurohet nga shkarkimet: gati 60 milionë euro përfitim

Lapsi.al 14 February 2019
Mourinho, trajneri që pasurohet nga shkarkimet: gati 60 milionë euro

Manchester United ka publikuar një llogari relative për tre mujorin e dytë të 2018/19, duke zbuluar edhe sa ka paguar për daljen e mirë të José Mourinho, për shkarkimin në 18 dhjetor. Portugezi ka përfituar 19,6 milionë stërlina (22,3 milionë euro) për ndërprerjen e parakohshme të kontratës prej 17 milionë euro në vit, që do të përfundonte në 2020: një shkarkim i paguar rëndë.

E nëse për Red Devils ishte një goditje e rëndë, në krahasim me atë që pagoi për shkarkimin e Van Gaal në 2016 (8,4 milionë stërlina), për Special One nuk është aspak një gjë e re. Pas shkarkimit të parë nga Chelsea, në 2007, përfitoi 23,1 milionë stërlina që, bashkë me 8,3 milionë stërlinat e fituara pas largimit të dytë në 2015, e cojnë shumën totale të rrëmbyer nga Blutë në rreth 35,6 milionë euro.

Duke llogaritur më pas të gjitha shkarkimet e portugezit në ishull, bëhet e qartë se sa herë që klubet janë të pakënaqur me teknikun, e kanë bërë më të pasur Mourinho. Pa punë, por me një llogari bankare të shtuar me gati 60 milionë euro.

Të këshilluara

Video/ Ajax kthehet në lojë me Ziyech

Një ndeshje spektakolare ajo në Amsterdam Arena. Ajax nuk dorëzohet dhe i përgjigjet avantazhit të Real Madrid me golin e Hakim Ziyech. Mesfushori ka shënuar go...

22:43

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI