Flash

Sergio Ramos rrezikon skualifikimin: pranoi se e mori qëllimisht kartonin e verdhë

Lapsi.al 14 February 2019
Sergio Ramos rrezikon skualifikimin: pranoi se e mori qëllimisht kartonin e
Një stuhi akuzash është përplasur mbi kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, për shkak të deklaratave të tij në mixed zone të Johan Cruyff Arena, pas sfidës së Champions League. Mbrojtësi i Real Madrid ka pranuar se e kishte kërkuar qëllimisht kartonin e verdhë, për të mos luajtur ndeshjen e kthimit e më pas të ishte ‘i pastër’ për cerekfinalet e turneut. "Do të gënjeja nëse do thosha që nuk e bëra qëllimisht ndërhyrjen. Por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime të rëndësishme". Sergio Ramos më pas ndryshoi versionin kur i është kthyer argumentit përmes rrjetit të tij social. "Në ndeshje duhet të vendosësh brenda pak sekondash. Lajmi i mirë është fitorja, e keqja se nuk mund të jem në kthim. Më vjen shumë keq që do ti lë vetëm shokët, por nuk e bëra me qëllim për të marrë karton. Do të jem në stadium e do ti mbështes nga tribuna". Sergio Ramos në të kaluarën ka qenë protagonist i një cështje të ngjashme: në Champions League 2010/11 në Amsterdam Arena gjithnjë kundër Ajax, kur Ramos e Xabi Alonso u ndëshkuan me karton të kuq për të evituar të humbnin ndeshjen e parë të 1/8 të finales. Po tani cfarë do të thotë Uefa? Lojtari rrezikon dy ndeshje skualifikim.

Të këshilluara

Video/ Ajax kthehet në lojë me Ziyech

Një ndeshje spektakolare ajo në Amsterdam Arena. Ajax nuk dorëzohet dhe i përgjigjet avantazhit të Real Madrid me golin e Hakim Ziyech. Mesfushori ka shënuar go...

22:43

Video/ Son ngre peshë Wembley

Në një ndeshje të ekuilibruar në Wembley, për vajtjen e 1/8 të Champions League, Tottenham merr avantazhin përpara publikut të shtëpisë, në ndeshjen kundër Boru...

22:15

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI