Flash

Leonardo Di Caprio gati për tu martuar

Lapsi.al 15 February 2019
Leonardo Di Caprio gati për tu martuar

Leonardo DiCaprio mund të jetë duke planifikuar disa gjëra serioze, dhe këtu flasim për të ardhmen e tij me modelen Camila Morrone. ‘UsWeekly’ raporton se Leonardo mund të jetë gati t’i propozojë të dashurës së tij. Sipas një burimi, Leonardo dhe Camila janë shumë të dashuruar dhe po flasin për t’u fejuar. Ato nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre, por sipas po të njëjtit burim, çifti madje po mendon për fëmijë. “Leo nuk ka dashur asnjë vajzë tjetër në këtë mënyrë”, shkruan ‘UsWeekly’ dhe është gati të krijojë familje. Mesa duket, të dy e kanë marrë lidhjen shumë seriozisht megjithatë dasmën nuk do ta shohim shpejt, pasi të dy duan të shijojnë jetën e tyre dhe të kënaqen. Lidhja e aktorit me modelen është pritur shumë mirë nga fansat e tyre dhe të gjithë janë të emocionuar nga lajmet e dasmës.

Të këshilluara

Nuk ka 'Pirates of Caribbean' pa Johnny Depp

Skenaristët Rhett Reese e Paul Wernick braktisën zyrtarisht punën për ribërjen e “Pirates of the Caribbean”. Pas vendimit të “Walt Disney Pictures”, për të l...

17:18

Cansu Dere largohet nga Stambolli

Aktorja ka vendosur të shpërngulet në një tjetër qytet, madje mësohet se sapo ka blerë një shtëpi të re. Shtëpia luksoze prej 120 metrash katrorë, ka kushtuar g...

17:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI