Flash

United dënohet edhe nga dëmtimet: Martial e Lingard humbasin ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

Lapsi.al 15 February 2019
United dënohet edhe nga dëmtimet: Martial e Lingard humbasin ndeshjet

Sikur të mos mjaftojë humbja e marrë në Old Trafford në ndeshjen e parë në raundin e 16 më të mirëve në Champions League, Manchester United rrezikon të bëjë edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm, kur ti kthejë vizitën Paris Saint Germain.

"Mendoj se do të qendrojnë jashtë 2-3 javë". Ole Gunnar Solskjaer ka vënë theksin tek dëmtimet e Anthony Martial e Jesse Ligard, të dy të dalë parakohe në sfidën kundër kampionëve të Francës. Dy krahët e sulmit të Djajve të Kuq do të humbasin gjithashtu edhe ndeshjet me Chelsea e Liverpool.

Shpresa e vetme e menaxherit norvegjez është ti ketë në dispozicion dy lojtarët për në 6 mars, në sfidën e kthimit kundër Psg. Vetëm se do të jetë e vështirë, duke qenë se koha shtrëngon dhe pas dëmtimit, Lingard e Martial mund të mos jenë në formën më të mirë, për më tepër që anglezët kanë dy gola për të rikuperuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI