Flash

Video/ Fitore me përmbysje dhe presion Dortmund: Dygolësh i Coman për Bayern

Lapsi.al 15 February 2019
Video/ Fitore me përmbysje dhe presion Dortmund: Dygolësh i Coman

Bayern Mynih shkon dy pikë larg kreut dhe tani Borussia Dortmund duhet vërtetë të shqetësohet, edhe pse verdhezinjtë duhet të luajnë ende ndeshjen e tyre. Bavarezët e kanë kaluar momentin e vështirë, pavarësisht se për të mposhtur Augsburg nuk ka qenë e lehtë, sidomos po të shkosh në disavantazh pas 13 sekondash lojë. Në fakt, bavarezët e komplikuan jetën vetë, me një autogol klasik të Leon Goretzka, që "tradhëtoi" portierin Manuel Neuer, duke e devijuar në portë krosimin nga e majta.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ol/Olpe.mp4

Tronditja për autogolin e Goretzka zgjati vetëm 16 minuta, sepse Bayern Mynih u kthye në lojë, duke barazuar rezultatin. Kingsley Coman realizoi në minutën e 17, duke qetësuar Niko Kovac në pankinë. Francezi finalizoi në mënyrën më të mirë asist të dhënë nga Joshua Kimmich.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/2q/2QLz.mp4

Entuziazmi për barazimin megjithatë zgjati fare pak sepse Ji Dong Ëon kaloi përsëri në avantazh Augsburg, në minutën e 21, kur sulmuesi ndëshkoi bavarezët dhe portierin Neuer.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ap/Apnn.mp4

Për fatin e Kovac, Kinglsey Coman është në një formë brilante dhe ktheu edhe njëherë barazinë në fushë për Bayern Mynih. Sulmuesi francez shënoi vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës, duke i çuar shifrat në 2-2. E majta e Coman kaloi nën këmbët e portierit duke i dhënë një tjetër frymëmarrje Kovac në pankinë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/y0/y05g.mp4

I gjendur dy herë në disavantazh, Bayern Mynih më në fund përmbysi gjithcka, pas një fillimi brilant të pjesës së dytë. Vetëm pesë minuta pas barazimit të Coman, ishte Alaba që shënoi golin e 2-3, pas një kombinimi të shpejtë me francezin, autor të dy golave të parë të bavarezëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ba/bAVj.mp4

48 pikë, pas 22 javsh për Bayern, që ndjek kreun e Dortmund me dy distanca larg, në kohën kur Borussia duhet të luajë në 18 shkurt kundër Nurnberg.

Të këshilluara

Video/ Bayern Mynih përmbys gjithcka

I gjendur dy herë në disavantazh, Bayern Mynih më në fund përmbys gjithcka, me një fillim brilant të pjesës së dytë. Vetëm pesë minuta pas barazimit të Coman, k...

21:59

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI