Flash

"Kështu do të jetë Chelsea i Zidane", në sulm është Icardi

Lapsi.al 16 February 2019
"Kështu do të jetë Chelsea i Zidane", në sulm

Roman Abramovich nuk është tipi i presidentit që gëlltit lehtë një humbje 6-0 e kështu pas disfatës së jashtëzakonshme që Chelsea i tij ka pësuar në fushën e Manchester City, në Angli janë të gjithë të bindur se aventura në pankinën e Blues për Maurizio Sarri, është në castet e fundit. Gati të gjithë tabloidët britanikë shkruajnë që në verë ish-trajneri i Napoli do ti thotë lamtumirë Londrës e, sipas asaj që bën të ditur The Sun, drejtuesit e lartë të klubit anglez kanë gjetur zëvendësuesin, Zinedine Zidane, e po mendojnë për skuadrën që do ti vendosin në dispozicion ish-teknikut të Real Madrid.

Synimi është i qartë, një skuadër me elementë të nivelit të lartë, që të jetë në gjendje të rivalizojë në Premier League me City e Liverpool e madje të bëjë mirë edhe në Champions League, nëse Blues arrijnë kualifikimin. Tabloidi britanik është zbavitur duke dizenjuar atë që mund të jetë skuadra në dispozicion të teknikut francez, që së pari do të bllokojë transferimin e Hazard. Pas shpinës së talentit belg, për të kompletuar mesfushën janë të konfirmuarit Jorginho e Kante, por mund të mbërrijë edhe Isco, që do të bashkohej me kënaqësi me ish-teknikun e tij. Por surpriza e vërtetë është në sulm, ku përvec blerjes së re Pulisic, The Sun rreshton edhe Mauro Icardi, fraktura e të cilit me Inter është e parregullueshme. Për mbrojtjen, ku emrat e Koulibaly e Skriniar janë gjithnjë nën kontroll, flitet për Alex Sandro o Telles për krahun e majtë e Ginter si partner i Rudiger në qendër.

Të këshilluara

Video/ Bayern Mynih përmbys gjithcka

I gjendur dy herë në disavantazh, Bayern Mynih më në fund përmbys gjithcka, me një fillim brilant të pjesës së dytë. Vetëm pesë minuta pas barazimit të Coman, k...

21:59

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI