Flash

Boateng luante në fushë, hajdutët i bastisin shtëpinë dhe nuk dolën keq...

Lapsi.al 17 February 2019
Boateng luante në fushë, hajdutët i bastisin shtëpinë

Për Kevin Prince Boateng ishte një pasdite e cmendur ajo e të shtunës, që do të mbetet gjatë në memorie. Gjithcka nisi në mënyrën më të mirë, duke qenë se Boateng për herë të parë në Liga u rreshtua titullar, pasi nuk kishte luajtur asnjë minutë që kur u transferua në Katalonjë (e vetmja prezencë ishte në Kupën e Mbretit në ndeshjen e humbur me Sevilla 2-0 në 23 janar). Valverde e përdori Boateng si “falso nueve” për një orë të plotë, përpara se ta zëvendësonte me Luis Suarez. Barcellona mposhti 1-0 Valladolid me një gol të Messi me penallti, kur Prince ishte ende në fushë.

Por më pas erdhi tronditja. Kur u kthye në shtëpi, Boateng kuptoi që e kishin grabitur. Hajdutët janë futur në apartament me shumë mundësi gjatë ndeshjes e kanë grabitur të gjithë bizhuteritë e lojtarit, të vlerësuara rreth 300.000 euro, plus një shifër të papërcaktuar parash. Policia e Barcellona, por mbi të gjitha gazetat, ngrenë dyshime se hajdutët janë ekspertë futbolli e që kanë vepruar pikërisht në momentin kur ishin të sigurtë se lojtari do të ishte titullar: e në këtë mënyrë nuk do të kishte asnjë lidhje me gjërat që ndodhnin jashtë.

Të këshilluara

Video/ Milan përmbys rezultatin në Bergamo

Hakan Calhanoglu i ka dhënë avantazhin Milan në transfertën e Bergamos. Sulmuesi turk ka ndëshkuar portierin e kombëtares shqiptare Berisha, në minutën e 55, du...

21:51

Video/ Atalanta në avantazh kundër Milan

Në ndeshjen shumë të rëndësishme për zonën Champions në Serie A, Atalanta shënon golin e parë kundër Milan në Bergamo, duke këmbyer provizorisht vendet me kuqez...

21:11

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI