Flash

Tennis/ Navratilova sulmon transgjinorët: “Një mashtrim i çmendur”

Lapsi.al 17 February 2019
Tennis/ Navratilova sulmon transgjinorët: “Një mashtrim i

“Një praktikë e cmendur, një mashtrim i vërtetë”. Pa përdorur lojëra fjalësh, Martina Navratilova është kthyer të kritikojë hapur pjesëmarrjen e atleteve transgjinorë në kompeticione femërore. Miti botëror i tenisit, por edhe ikona gay pasi doli hapur në fillimet e viteve 80, në kohën kur të deklarohej homoseksualiteti ishte akoma një tabu, ish-kampionia amerikane kthehet të trondisë komunitetin trans, e bashkë me ta edhe gjithë botën sportive.

Navratilova ka marrë kështu një pozicion kundërshtues absolut, ndaj mundësisë që i është dhënë atleteve të lindur burra, për të garuar kundër atleteve të lindura femër. Një diferencë biologjike që - sipas Navratilovës - kthehet në një avantazh të qartë agonistiko-sportive. “Eshtë sigurisht e padrejtë për gratë që duhet të konkurojnë kundër personave që, biologjikisht, janë ende burra - shkruan Navratilova në një editorial për Sunday Times -. Jam e lumtur ti drejtohem një gruaje transgjinore në cilëndo formë të dojë, por nuk do të isha e lumtur të konkuroja kundër saj”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI