Flash

A i ka dhënë fund fejesës Elvana Gjata?

Lapsi.al 18 February 2019
A i ka dhënë fund fejesës Elvana Gjata?

Çdo detaj i paraqitjes së një personazhi të njohur për publikun ka rëndësi dhe kështu ishte dhe rikthimi i Elvana Gjatës pas kaq shumë kohësh në skenë, me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Pak ditë më parë, të gjithë fansat e këngëtares Lady Gaga u shqetësuan kur vunë re mungesën e unazës së fejesës gjatë pjesmarrjes së saj në Grammy, dhe e lidhën me një mundësi për ndarje nga partneri Christian Carino.

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata e cila u shfaq në koncertin e pavarësisë pa unazë në gisht, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se mund t’i ketë dhënë fund fejesës.

“Intv” shkruan se në një intervistë dhënë për “Prive” në muajin korrik 2018 kur Elvana fliste për rikthimin e saj në Prishtinë, pas jetesës në SHBA, gazetarit dhe gjithë publikut i ra në sy unaza e diamantit që këngëtarja mbante në gisht.

E pyetur për këtë dhuratë luksoze, 32-vjeçarja u përpoq t’i bënte bisht pyetjes duke bërë shaka me përgjigjen klishe që thonë personazhet publike në intervista që jetën private e kanë të shenjtë dhe duan ta mbajnë private.

Por mungesa e unazës në rikthimin e bujshëm pas vrasjes në fillim të tetorit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku u përfshi partneri i këngëtares, shihet me dyshim.

Kjo mund të jetë edhe një zgjedhje profesionale e stilistit Valdrin Sahiti që u kujdes për pamjen e Elvanës, për t’ia lënë vëmendjen të gjithën fustaneve të saj madhështore.

Të këshilluara

Lady Gaga tatuazh për Bradley Cooper

Para disa ditësh këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga ka shpërndarë me fansat e saj foton e tatuazhit të saj më të fundit në krah. Bëhet fjalë për një tatuazh të...

17:41

Demi Lovato rikthehet në qendër rehabilitimi

Demi Lovato është rikthyer në qendër rehabilitimi në Hawaii. 25-vjeçarja mendohet se kishte sërish probleme të shëndetit mendor pas një postimi që bëri në “Twit...

16:37

'Suicide Squad 2' rikthehet pa Harley Quinn

“Suicide Squad” do të rikthehet në ekranin e madh me kapitullin e dytë me regjisor James Gunn. Revista “Forbes” raporton se Margot Robbie nuk do të luajë rol...

15:45

'Synonyms' triumfon në Berlinale

Ka përfunduar festivali i 69-të i filmit “International Film Festival Berlin”, i njohur si Berlinale. Çmimin “Ariu i Artë” e fitoi filmi “Synonyms” i regjiso...

14:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI