Flash

"Mbappé çifut, bir k...": racizmi përplaset mbi kampionin e PSG

Lapsi.al 18 February 2019
"Mbappé çifut, bir k...": racizmi përplaset mbi

Parulla raciste të shkruara kundër Kylian Mbappé janë shfaqur në disa vagonë të metropolitanës së Parisit. "Mbappé çifut, bir k..." është mesazhi i shfaqur e ndaj të cilit autoritetet franceze kanë hapur menjëherë një hetim: "Eshtë një sulm kundër diversitetit e imazhit të vendit, jo vetëm kundër Mbappé, por ndaj gjithë Francës". SNCF, shoqëria e transporteve parisine, ka vënë në dispozicion regjistrimet e kamerave për të ndihmuar në identifikimin e fajtorëve.

I gjithë vendi në fakt është skandalizuar nga ky fakt dhe janë rreshtuar kundër këtij akti vandal. Faji i vetëm i Mbappe, yllit të PSG, lindur në Paris, është se e ka të atin kamerunas dhe të ëmën algjeriane: "Është një shembull i përzierjeve të racave për të cilin jemi krenar - kanë saktësuar menjëherë SOS Racizmi e Liga ndërkombëtare kundër racizmit -. Kur sulmohet një qytetar për ngjyrën e lëkurës, sulmohet e gjithë Republika".

Të këshilluara

Premtimi i Zhang: "Icardi kurrë tek Juventus"

"Nuk do ta shesim kurrë Mauro Icardi tek Juventus": deklarata është e presidentit të Inter Steven Zhang në përfundim të asamblesë së ortakëve të klubit zikaltër...

17:18

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI