Flash

Video/ Shikoni aksidentin me përmasa më të mëdha në Nascar: 21 makina përplasen mes tyre

Lapsi.al 18 February 2019
Video/ Shikoni aksidentin me përmasa më të mëdha në

Garat Nascar e sidomos ajo e Daytona janë të famshme për aksidentet spektakolare. Këtë herë 21 makina janë përfshirë në një aksident, që errësoi krejtësisht garën e të dielës NASCAR Daytona 500, por mrekullisht pilotët i shpëtuan përplasjes të padëmtuar.

Daytona 500, praktikisht gara më e madhe në Amerikë, me makina që arrijnë shpejtësinë mbi 200 milje në orë, është fituar nga Denny Hamlin në Florida, me amerikanin që e fiton garën për herë të dytë në katër vjet. Por gara do të mbahet mend për përplasjen e jashtëzakonshme, që nxorri jashtë gare më shumë se gjysëm e 40 konkurentëve.

Kur duheshin edhe 10 xhiro nga gara prej 500-miljesh, Paul Menard është prekur me makinën e Matt DiBenedetto duke shkaktuar kaosin e plotë. Menard po luftonte për vendin e pestë, kur ndodhi aksidenti dhe gara u ndërpre për 25 minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=oUVdffbAwH4

Të këshilluara

Premtimi i Zhang: "Icardi kurrë tek Juventus"

"Nuk do ta shesim kurrë Mauro Icardi tek Juventus": deklarata është e presidentit të Inter Steven Zhang në përfundim të asamblesë së ortakëve të klubit zikaltër...

17:18

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI