Flash

"Emiliano Sala është vrarë"; versioni i kushëririt Gatti trondit futbollin

Lapsi.al 19 February 2019
"Emiliano Sala është vrarë"; versioni i kushëririt

Pas insinuatave të rënda të së fejuarës, që u shfaqën e më pas u zhdukën në rrjetet sociale, tani është kushëriri i Emiliano Sala që hedh hije mbi vdekjen e futbollistit 28 vjecar, në 21 janar. Gjatë funeralit të zhvilluar në Progreso, në Argjentinë, Matias Gatti ka hedhur akuza precize që do të bëjnë të flitet gjatë. “Emiliano është vrarë - ka thënë kushëriri i Sala -. Në këtë histori ka gjëra që nuk inkuadrojnë, u bë cdo gjë me shumë nxitim.

“Dua të kuptoj përse u detyrua të ngjitet në atë avion. Ishte një lojtar i rëndësishëm tashmë dhe e lanë vetëm, pa patur të paktën një përfaqësues" ka vazhduar Gatti që bëri një apel për të gjithë ata që po hetojnë ngjarjen. “Policia duhet të hetojë mbi anët e errëta të historisë, duam drejtësi. Duhet të udhëtonte në kushte të tjera, nuk e dimë nëse ai mjet ishte në gjendje të kalonte La Manshin. Asgjë nuk e kthen më pas, por nëse dikush ka gabuar duhet ta paguajë" ka përfunduar ai.

Të këshilluara

Video / Pogba shënon super gol ndaj Chelsea

Paul Pogba ka shënuar golin e dytë ndaj Chelsea. Në fund të pjesës së parë lojtari francez ka realizuar një gol shumë të bukur me kokë. https://cdnja.r.world...

21:54

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI