Flash

Kulisat/ Hilja që Basha përdori për djegien e mandateve

Lapsi.al 19 February 2019
Kulisat/ Hilja që Basha përdori për djegien e mandateve

Kur protesta e së shtunës u mbyll papritmas dhe Basha deklaroi se ajo do të vazhdonte të enjten para parlamentit, shumëkush mbeti i hutuar dhe i çuditur. Ai qe një vendim i papritur dhe i pashpjegueshëm. Aq më tepër që vetëm pak minuta më parë (pra dhe para atij çasti kur krerët e partive u konsultuan në shesh) Monika Kryemadhi, i pati deklaruar mediave se ata do të vazhdonin të qëndronin deri në rrëzimin e Ramës.

Mbyllja e beftë dhe aspak logjike, ngriti shumë pikpyetje: A e dinte Lulzim Basha se ç'po bënte? A kishte ai një plan?

Sikurse u pa më vonë, këtë radhë, kreu demokrat kishte vendosur të luante solo. T'i printe vetë rrugës së radikalizmit, pa u konsultuar me krerët e tjerë të partive aleate.

Dhe kjo u duk, kur për surprizën e të gjithëve, Basha doli një ditë më pas të shpallte bombën e djegies së mandateve. Konfuzioni qe i madh. Si do reagonte opozita? A do të përçahej, duke ditur se LSI qe e prerë në qëndrimin se nuk i djegim mandatet e fituara me gjak? Deri në fund, tek ky bast, besoi edhe Edi Rama që u tha deputetëve të tij se Luli po bën bllof dhe se opozita nuk ka konsensus për këtë kauzë.

Të hënën në mëngjes, tre burime të ndryshme thanë për Lapsi.al se Monika Kryemadhi dhe dy kryetarë partish të vogla ankoheshin se "Luli as mori mundimin të na njoftojë". Dilemat bëheshin edhe më të mëdha kur mediat e pushtetit hapnin fjalë se as deputetët e vetë nuk do t'i bindeshin kryetarit të PD. Në orët e para të fillimit të javës, opozita dukej në prag të përçarjes.

Por në mbledhjen e grupit paralamentar të demokratëve të gjithë u solidarizuan një nga një me vendimin. Edhe aleatët e vegjël, me gjithë hezitimet e shumta, që shkonin nga hatërmbetja për begenisje e deri tek keqardhja për ofiqin e braktisur, u solidarizuan njëzëri. Në fund edhe LSI nuk pati rrugë tjetër. Ndryshe nga sa mendohej, i gjithë aksioni u mbyll vetëm me një firo, ish ministrin e Ramës, Lefter Koka.

Megjithëse me një qasje aspak kolegjiale dhe bashkëpunuese, Basha e fitoi aksionin e tij, duke i vënë aleatët përballë faktit të kryer. "Nëse do të kishte ndjekur rrugë tjetër, nëse do ishte treguar më demokrat, nëse do kishte filluar konsultime me koalicionin, do kishte dëgjuar argumentat evazive të LSI dhe përroin psikik të Fatmir Mediut, kjo gjë nuk do realizohej kurrë. Ai thjeshtë vendosi dhe i detyroi të tjerët t'i vinin nga pas", tha për Lapsi.al një burim brenda selisë blu.

Nuk ka diskutim se për këtë Basha përdori protestën e 16 shkurtit, radikalizmin e parapërgatitur të saj dhe kur vendosi mbylljen e beftë të demonstrimit para kryeministrisë, ai qe i vetmi që e dinte se ç'do të bënte të nesërmen. Basha i vuri kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët përpara efektit surprizë dhe kjo qe hilja ndofta e domosdoshme, që e bëri t'ia dalë në idenë e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI