Flash

Fansat sulmojnë shoqen e ngushtë të Kylie pas tradhëtisë me të dashurin e motrës

Lapsi.al 20 February 2019
Fansat sulmojnë shoqen e ngushtë të Kylie pas

Khloe Kardashian dhe shoqja e saj më e mirë, Malika Haqq, kanë konfirmuar skandalin tronditës të tradhtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods.

Të martën në mbrëmje, ato kanë komentuar për t’u kthyer përgjigje lajmeve në lidhje me tradhtinë.

Malika citonte Chris Brown kur shkruante se “Këto ku*va nuk janë besnike” duke iu drejtuar Jordyn, ndërsa Khloe la një koment me emoji të një personi që bërtet dhe ulërin me të madhe, poshtë deklaratës së burimit që fliste për tradhtinë.

Të martën në mëngjes Tristan shkroi në Twitter se lajmet ishin të rreme, por pastaj fshiu shpejt postimin.

Festa ku thuhet se Jordyn po puthej me Tristan ishte në shtëpinë e Tristan-it në LA dhe modelja qëndroi aty deri në 7 të mëngjesit.

 

Telefonat iu konfiskuan të gjithëve dhe në atë moment mbërriti  Jordyn Woods, e cila qëndroi shumë pranë Tristan-it aq sa “nuk i mbanin duart larg njëri-tjetrit”.

Tristian thuhet se e ka konfirmuar tradhtinë, në një debat me Khloe-n, ndërsa ka mbyllur edhe komentet në fotot e tij të profilit.

Nga ana e saj Jordyn është sulmuar keq në Instagram nga fansa të Khloe-s dhe klanit Kardashian, të cilët i bëjnë thirrje Kylie Jenner-it që ta braktisë shoqen e vet pasi të njëjtën gjë mund t’i bëjë edhe partnerit të saj Travis.

Për momentin të gjitha motrat e Khloe-s e ndjekin Jordyn Woods në Instagram dhe kjo i bën edhe më pikante gjërat.

Çfarë do të bëjnë ato vallë?!!

Të këshilluara

Gweneth Paltrow heq dorë nga Marvel

Gwyneth Paltrow njoftoi zyrtarisht se do t’i japë lamtumirën Marvel Cinematic Universe, ku ka interpretuar rolin e Pepper Potts, sekretarja e Tony Stark dhe më ...

12:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI