Flash

Zemra bllokon Khedira: gjermani rrezikon një ndalesë të gjatë

Lapsi.al 20 February 2019
Zemra bllokon Khedira: gjermani rrezikon një ndalesë të

Në kampin e Juventus shqetësimi është rritur në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sami Khedira. Mesfushori gjerman është ndalur dy ditë përpara ndeshjes së parë për 1/8 e finales së Champions League kundër Atletico Madrid për shkak të një aritmie atriale, duke u detyruar të mos niset me skuadrën për në transfertën e Wanda Metropolitano.

Gjermani ka ndjerë rrahje të parregullta të zemrës dhe kontrollet kanë konfirmuar këtë aritmi. Problemi duket të jetë shumë i ngjashëm me atë të Stephan Lichtsteiner, mes shtatorit e nëntorit të 2015. Sipas 'Gazzetta dello Sport', nëse ekzaminimet elektrofiziologjike do të vërtetojnë hipotezat e para, Sami Khedira mund të qendrojë larg fushave për rreth 30-40 ditë. Duhet kuptuar nëse për gjermanin, ashtu si ndodhi për Lichtsteiner, do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjike: mbrojtësi zviceran pas operacionit u kthye në fushë, pas rreth 1 muaj e gjysëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI