Flash

Basha apel ndërkombëtarëve: "Mos kërkoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj"

Lapsi.al 21 February 2019
Basha apel ndërkombëtarëve: "Mos kërkoni nga unë

Lulzim Basha i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mos i kërkojnë atij asgjë që nuk e pranojë dot popujt perëndimorë që përfaqësojnë, duke iu referuar shtetit të kriminalizuar dhe demokracisë së munguar të Shqipërisë.

"I bëj thirrje parnterëve ndërkombëtarë:Unë jam i gatshëm të bëj për ju ç'do gjë që më kërkoni , por mos pretendoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj" - tha Basha në fjalën e tij para parlamentit.

"Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na takon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj" - tha kreu i Partisë Demokratike.

Ambasada amerikane dhe Bashkimi Europian kanë pasur reagime, deri mëngjesin e sotëm kundër protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën. Ambasada e SHBA në Tiranë i bër thirrje për përmbajtje.

"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur." - thuhet në njoftimin e sotëm, që u shoqërua nga një deklaratë e përbashkët e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogerini dhe komisionerit Johannes Hahn, duke u shprehur pro protestës por kundër dhunës.

Mogherini dhe Hahn dënuan çdo akt dhune dhe çdo deklaratë që nxit dhunën nga liderët politikë. Ata bënë thirrje për diskutime konstruktive mes qeverisë dhe opozitës.

Por, i gjendur nën rebeshin e ndërkombëtarëve Basha, nga mitingu i ka tërhequr atyre vëmendjen që të përdorin të njëjtën peshë dhe të njëtën masë kur gjykojnë qeverinë edhe opozitës. Sipas liderit të PD, që nuk i përfilli fare ultimatumet për mosdjegjen e mandateve ata nuk mund të kërkojnë "stabilitet" nga opozita dhe të heshtin, për vjedhjen e zgjedhjeve, lidhjet e kryeministrit me krimin, dhe korrupsionin galopant me dhjetë oligarkë për të cilët parlamenti shqiptar prodhon dhe ligje speciale. Këto standarte nuk do të pranoheshin në asnjë demokraci perendimore. Prandaj basha sot lëshoi thirrjen ; Unë jam i gatshëm të bëj për ju ç'do gjë që më kërkoni , por mos pretendoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj".

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI