Flash

Europa League/ Bate drejt historisë, Inter pa Icardin dhe ambicjet e Spanjës

Lapsi.al 21 February 2019
Europa League/ Bate drejt historisë, Inter pa Icardin dhe ambicjet e

Ndeshjet e kthimit të 13 më të mirave të Europa League nuk janë absolutisht për tu humbur, në kohë, kur impaktin e parë e dha Sevilla, me fitoren 2-0 kundër Lazios së Thomas Strakoshës, që del nga kompeticioni e mundur me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Andaluzianët, ekspertët e kompeticionit, bëhen kështu skuadra e parë e kualifikuar, ndërkohë që spanjollët synojnë të prezantohen në 16 më të mirat edhe me tre skuadra të tjetra: Valencia, Villareal e Betis kanë të gjitha kartat për tu kualifikuar.

Me apo pa Mauro Icardi, Inter është një nga pretendentët kryesorë për trofeun final të Europa League. Rezultati i ndeshjes së parë, 1-0 për zikaltrit me firmën e Lautaro Martinez, e ka lënë matematikisht cështjen e kualifikimit të hapur për në 1/8 e finaleve të kompeticionit, edhe pse natyrisht italianët janë favoritë, kur Rapid Vienë të zbresë në San Siro, për 90 minutat e kthimit. Tekniku zikaltër Luciano Spalletti do të kërkojë të freskojë skuadrën që doli fituese 2-1 të dielën në kampionat kundër Sampdoria, me Matias Vecino dhe Këadëo Asamoah. Do të vazhdojë të mungojë Mauro Icardi, me motivacionin e dëmtimit në gju, edhe pse situate duket më e komplikuar se kaq. Pavarësisht gjithckaje, Inter hyn në këtë përballje si skuadra favorite, jo vetëm për shkak të fitores së ndeshjes së vajtjes në transfertë.

Austriakët i dinë mundësitë e veta në këtë sfidë, për më tepër që tekniku i Rapid Ëien Dietmar Kuhbauer ka humbur prej kohësh një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës Tamas Szanto, të dëmtuar. 4-4-2 klasik i Rapid nuk mund ta vendosë në vështirësi skuadrën e Spalletti, në kohën kur për ta nxjerrë jashtë loje, duhen dy gola të shënuar në San Siro, mission i vështirë, për të mos thënë i pamundur për Rapid.

Surprizën e madhe e ka bërë në fakt Bate Borisov me fitoren në Bjellorusi në ndeshjen e parë 1-0 kundër Arsenal. Tani avantazhin, që është edhe një nga rezultatet statistikisht me të vështira për tu përmbysur, duhet ta mbrojnë në Londër. Nuk ka problem Chelsea për të avancuar më tej, i fortë në suksesin e arritur në vajtje.

Europa League - Round of 32

18:55 Arsenal ? - ? BATE Borisov

18:55 Dinamo Zagreb ? - ? Viktoria Plzen

18:55 Eintracht Frankfurt ? - ? Shakhtar Donetsk

18:55 Napoli ? - ? FC Zuerich

18:55 Salzburg ? - ? Club Brugge

18:55 Valencia ? - ? Celtic

18:55 Villarreal ? - ? Sporting CP

18:55 Zenit St. Petersburg ? - ? Fenerbahce

21:00 Bayer Leverkusen ? - ? FC Krasnodar

21:00 Benfica ? - ? Galatasaray

21:00 Chelsea ? - ? Malmoe FF

21:00 Dynamo Kyiv ? - ? Olympiacos

21:00 Genk ? - ? Slavia Prague

21:00 Inter ? - ? Rapid Wien

21:00 Real Betis ? - ? Rennes

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI