Flash

E pabesueshme, Higuain kthehet tek Juventus: Fifa bllokon merkaton e Chelsea për dy sesione

Lapsi.al 22 February 2019
E pabesueshme, Higuain kthehet tek Juventus: Fifa bllokon merkaton e Chelsea
Telashe në kampin e Chelsea, sikur të mos mjaftonin problemet me teknikun Maurizio Sarri, pankina e të cilit lëkundet gjithnjë e më shumë. Londinezët do të kenë tashmë edhe merkaton të bllokuar për dy sesione: Blues të Abramovich nuk mund të blejnë kështu lojtarë deri në qershor 2020. Ky është sanksioni i vendosur nga Fifa, me motivacionin se ka dhunuar artikullin 19 të rregullores mbi transferimin e minorenëve. Tani londinezët kanë 90 ditë kohë për të prezantuar ankimimin. Një problem për Sarri apo pasuesin e tij: tani detyrimi i blerjes së Higuain rrezikon të mos ndodhë. Pipita është i destinuar të kthehet tek Juventus në qershor ose të gjejë një tjetër destinacion. Në këtë pikë edhe merkato në dalje e Chelsea ndryshon kurs: në dyshim edhe shitja e Eden Hazard tek Real Madrid.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI