Flash

FOTO/ Icardi fërshëllehet në San Siro: ish-kapiteni 'snobon' përsëri shokët

Lapsi.al 22 February 2019
FOTO/ Icardi fërshëllehet në San Siro: ish-kapiteni

Mauro Icardi dhe Inter duken gjithnjë e më larg, kjo edhe për shkak të pritjes që tifozët zikaltër i kanë bërë në San Siro ish-kapitenit të tyre, në tribunë bashkë me bashkëshortën e agjenten Wanda Nara, për të ndjekur Inter-Rapid Vienna në Europa League. Sulmuesi argjentinas, që nuk u grumbullua për shkak dëmtimi, ka kryer vizitat mjekësore që nuk kanë evidentuar asnjë problem të ri fizik për sulmuesin në krahasim me ato të bëra në fillim të sezonit.

Icardi, ndjen dhimbje e për momentin po limitohet të bëjë fizioterapi. Është ndeshja e dytë që argjentinasi e sheh nga tribuna e Meazza,pas asaj kundër Sampdoria të dielën. E me saktësi, si ndodhi kundër dorianëve, nuk pati ndonjë parrullë apo kor të dedikuar nga tifozët, por kur dyshja u inkuadrua, erdhën menjëherë dfërshëllimat e tifozëve zikaltër prezentë në stadium. E në fund Icardi përsëriti sjelljen e tij, duke mos shkuar në dhomat e zhveshjes për të festuar me shokët kualifikimin në 1/8 e finaleve të Europa League.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI