Flash

Kelmendi shumë e fortë edhe në Duseldorf: nuk ka kundërshtare për kosovaren, që rrëmben medaljen e artë

Lapsi.al 22 February 2019
Kelmendi shumë e fortë edhe në Duseldorf: nuk ka

Vajza e artë e Kosovës, vishet sërisht me ngjyrën e saj të preferuar. Majlinda Kelmendi nuk zhgënjen pritshmëritë. Izrael apo Gjermani për xhudisten kosovare nuk bën diferencë dhe kampionia rrëmben përsëri medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit. Një perfomancë spektakolare, dominuese e vërtetë e turneut: në finale shpartallohet totlaisht xhudistja nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Në Grand Slamin e Gjermanisë marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete dhe nuk duhet harruar se ky triumf i pejanes përkthehet në pikë

Olimpike drejt Tokio 2020. Kelmendi fiton kështu medaljen e dytë të artë në 2019, pas asaj të fituar në Grand Prix të Tel Avivit.

Majlinda u fut në kompeticion në raundin e dytë, ku nuk e patiu aspak të vështirë të mundte vendasen Verna Thumm. Edhe braziliania, Eleudis Valentim, nuk e impenjoi sa duhet kampionen nga Kosova, që testin më delikat e përjetoi në çerekfinale, ku koreania Bokyeong Jeong, e vuri në provë të vështirë. Kelmendi madje rrezikoi edhe të humbiste duelin me rezultat teknik, por rikuperoi duke marrë një vend në gjysëmfinale, ku gjeti përballë ish-rivalen olimpike të Rio 2016. Italiania Odette Giuffrida, me gjithë dëshirën për hakmarrje, nuk mundi dot të pengojë Majlindën drejt finales dhe më pas medaljes së artë me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI