Flash

Ligj i ri për flokët natyrale në New York

Lapsi.al 22 February 2019
Ligj i ri për flokët natyrale në New York

Një ligj i pazakontë është miratuar së fundmi në New York. Të hënën, komisioni i të drejtave të njeriut ka lajmëruar se ligji ka në qendër diskriminimin e njerëzve për flokët natyralë. Sipas tij, qytetarët e New York-ut kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me flokët e tyre në bazë të preferencave racore dhe etnike. Këtu përfshihen edhe modelet me gërsheta, flokët e kapura bisht, të gjatë ose të fryrë.

Përfaqësuesit e të drejtave të njeriut, morën shkas nga diskriminimi që i bëhet personave me ngjyrë në Amerikë, për pamjen e tyre të veçantë që kanë bazë gjenetike. Masat do merren fillimisht ndaj parukerëve që kanë shkaktuar probleme duke ndaluar një sërë modelesh të aplikohen dhe më tej me individët të cilët shprehin pakënaqësi në formë bulizmi ndaj pamjes së dikujt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI