Flash

Modric rinovon me Real: bëhet lojtari më i paguar në Madrid

Lapsi.al 22 February 2019
Modric rinovon me Real: bëhet lojtari më i paguar në Madrid

Luka Modric lojtari që në verë mbajti në ankth merkaton, mbi të gjithë me interesimin e Inter, duket e i ka dhënë fund telenovelës së mundshme të merkatos, të qershorit të ardhshëm, duke vendosur të ardhmen. Topi i Artë, luhatjet e të cilit për të marrë një vendim kanë qenë gjithnjë prezente, ka ndarë mendjen për të rinovuar kontratën me Real Madrid e për ta mbyllur karrierën me Blancos.

Mesfushori kroat, sipas Marca, ka gjetur akordin me presidentin merengues, Florentino Perez, për ta zgjatur marrëveshjen deri në 2021, duke u bërë lojtari më i paguar në organikën e Real Madrid. Modric ka qenë gjithnjë i dyzuar mes dëshirës për të qendruar në Bernabeu dhe nisjes së një aventure të re.

Me këtë lëvizje të paralajmëruar nga shtypi spanjoll, venitet edhe ëndërra e Inter për ta sjellë në Milano. Ndoshta jo rastësisht, zikaltrit janë fokusuar tek Ivan Rakitic i Barcelonës, duke e ndjerë se oferta prej 10 milionë euro në sezon, që iu prezantua Modric, nuk ishte mjaftueshëm për të bindur Topin e Artë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI