Flash

Rina shkel ligjin, nget makinën pa leje drejtimi

Lapsi.al 22 February 2019
Rina shkel ligjin, nget makinën pa leje drejtimi

Që prej momentit kur vendos të bësh gjithçka publike në Instagram, madje edhe shkeljet e ligjit, duhet të presësh pasojat.

E kemi fjalën për reperen  Rina, e cila jo më larg se dje publikoi një video në Instagram, ku tregonte se po e ngiste automjetin pa leje.

Rina ka vetëm pak kohë që ka publikuar klipin e ri ndaj dhe në video shfaqej duke kënduar vargjet e këngës së re. Më pas ajo ka pyetur ndjekësit e saj nëse ka ndonjë që udhëton pa leje me makinë:

“T’marr me porch’ e i nxojna ma shpejt ? kush vozit pa leje përpos meje”, shkruante Rina.

Jo se reperja nuk e di, por thjesht për ta kutjuar po themi që, nëse drejton një automjet pa lejen e drejtimit, në Kosovë gjobitesh në vlerë monetare 500 deri 1500 euro.

Këtë gjë ia kanë vënë në dukje reperes edhe ndjekësit në Instagram, përmes komenteve të tipit: “Je e vogël për të drejtuar mjetin” apo “Po të shkon rroga duke paguar ligjet që thyen”.

Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Rinën pas kësaj videoje, por shpresojmë që ajo të jetë e vetëdijshme për shkeljen që ka bërë.

Të këshilluara

Ligj i ri për flokët natyrale në New York

Një ligj i pazakontë është miratuar së fundmi në New York. Të hënën, komisioni i të drejtave të njeriut ka lajmëruar se ligji ka në qendër diskriminimin e njerë...

16:04

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI