Flash

Rita Ora rrëfen vështirësinë me sëmundjen e së ëmës

Lapsi.al 22 February 2019
Rita Ora rrëfen vështirësinë me sëmundjen e së

Rita Ora ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, Verën.

Në një moshë shumë të re, nëna e Ritës, Vera u diagnostikua me kancer gjiri dhe për këtë arsye ju desh të largohej menjëherë nga Kosova. Për herë të parë këngëtarja me origjinë shqiptare, ka vendosur të flasë publikisht për këtë moment të vështirë në jetën e familjes së saj. Rita ka treguar se nëna e saj përveç sëmundjes, duhej të mësohej edhe me një vend dhe gjuhë të re. “Isha 13-14 vjeçe kur kuptova se nëna ime kishte kancer gjiri dhe nuk mund ta imagjinoj sa e vështirë do të ketë qenë për të të rriste 3 fëmijë, të linte familjen dhe miqtë e saj, nga Kosova të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, të mësonte një gjuhë të re dhe të behej psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për rrugëtimin e nënës sime”, – ka thënë Rita. Vera Ora është zgjedhur si ambasadore e një organizate, për të ndarë historinë e saj të suksesit me luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha gratë që vuajnë nga e njëjta sëmundje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI