Flash

Fulham humbet me West Ham: Ranieri rrezikon të shkarkohet nga një gol me dorë

Lapsi.al 23 February 2019
Fulham humbet me West Ham: Ranieri rrezikon të shkarkohet nga një gol

Aventura e Claudio Ranieri në pankinën e Fulham, e treta për teknikun që bëri mrekullinë me Leicester në Premier League, mund të ketë mbërritur në fund. Humbja e pësuar në ndeshjen e javës së 27 në derbin me West Ham, e njollosur nga një gol qartësisht i shënuar me dorë nga Chicharito Hernandez, mund të rezultojë fatale për të ardhmen e Ranierit.

Sipas asaj që raportohet nga shtypi britanik, drejtuesit e lartë të Fulham po mendojnë të shkarkojnë trajnerin italian, që mori vendin e Jokanović nëntorin e kaluar. Madje tashmë është gjetur edhe zëvendësuesi për pankinën londineze: Víctor Sánchez, ish- Real Madrid që vjen nga një eksperiencë në pankinën e Deportivo La Coruna. Tekniku, që më parë ka drejtuar edhe Olympiakos e Betis Sevilla, është vlerësuar si profili ideal për të provuar ti jepet një ndryshim radikal situatës, në tentativë për të shpëtuar klubin nga rrëzimi, në kohën kur Fulham është i parafundit me 8 pikë larg zonës së shpëtimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI