Flash

Vajza e Kim Kardashian ‘rrëmben’ vendin e parë në kopertinën e revistës

Lapsi.al 23 February 2019
Vajza e Kim Kardashian ‘rrëmben’ vendin e parë në

North West është vetëm 5 vjeçe dhe pak nga pak po kthehet në një nga personazhet më të njohur në botë. Pikërisht për këtë famë që ka marrë, vogëlushja është shfaqur për herë të parë në një kopertinë reviste. Nga fotografitë duket se North po ndjek hapat e nënës së saj, Kim dhe mund të themi me siguri se shumë shpejt do të kthehet në një yll botëror.

Pavarësisht se Kim është akuzuar shpeshherë për përkujdesjen ndaj vajzës, veçanërisht për ‘make up-in’, kjo nuk e ka penguar North që të shfaqet sërish e lyer. Madje edhe vetë Kim i ka publikuar fotot e vajzës në ‘Instagram’ dhe ka shkruar me krenari: “Vogëlushja ime më e bukur dhe me stil sapo pozoi për kopertinën e saj të parë”.

Pavarësisht kritikave, mund të thuhet se North është pasardhësja e denjë e nënës së saj.

Të këshilluara

Majk sjell projektin e ri (Video)

Reperi Majk ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Nuk dorëzohna”, i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë. Teksti i shkruajtur nga vetë këngëtar...

17:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI