Flash

Derbi pa tifozë? Guerrils e Fanatics po bëjnë të pamundurën për t’u dënuar

Lapsi.al 24 February 2019
Derbi pa tifozë? Guerrils e Fanatics po bëjnë të

Derbi i kryeqytetit është nga ato ndeshje, për të cilat Partizani e Tirana kanë menduar, që sapo është përcaktuar kalendari i kampionatit. Kjo është e natyrshme për sa kohë, të humbasësh sfidën ndërqytetase është një turpërim me të cilin klubi duhet të jetojë deri në përballjen e ardhshme. Ndjesitë janë gjithnjë të njëjtat, vetëm se këtë herë të bën përshtypje një fakt, i cuditshëm deri diku: tifozeritë e të dy klubeve po bëjnë të pamundurën për tu dënuar. Përpara një ndeshje të madhe lojtarët kujdesen të mos marrin karton që do ti bënte të mungonin, e kështu duhet të funksionojë edhe me tifozeritë, që po bëjnë me vullnet krejt të kundërtën.

E të mendosh që kishin vetëm një ndeshje përpara, të luajtur në shtëpi, për tu kujdesur që në derbi të jenë, e ti japin jetë një spektakli nga ata që e kanë bërë vitet e fundit edhe më emocionues klasiken Tirana-Partizani. Në Selman Stërmasi bardheblute e shkallëve të stadiumit, bënë cështë e mundur të shkaktonin trazira, duke përfunduar në fokusin e Komisionit të Disiplinës, që këtë herë, për të mos i lënë pa tifozë në derbi, ia faturoi klubit financiarisht.

Nuk u mjaftuan me keq grupimet ultras të Tiranës: sjelljen e përsëritën edhe në Korcë. Përpos ngacmimeve të vazhdueshme me tifozët e Skënderbeut, në euforinë e fitores mbështetësit bardheblu kanë shkallmuar pjesën rrethuese të tribunes, duke e rrëzuar përtokë, ndërsa është hedhur në stadium edhe lëndë plasëse. Por, sikur të mos mjaftonte ky incident, gjithçka precipitoi jashtë stadiumit ku u konfrontuan fizikisht me forcat e rendit.

E për të mos i lënë vetëm, cmendurinë e bënë edhe ultrasit e Partizanit, duke shkaktuar një incident të turpshëm që anashkaloi edhe fitoren 3-1 me Flamurtarin. Rrethimet e kapërcyera për goditjen e fotografit të vloanjatëve, vetëm pse guxoi të gëzonte për golin e Ribajt, mund të ketë kosto edhe më të madhe, se sa menduan Guarrilsat. Falja e bërë nga Disiplina, që aplikoi gjobën, për të mos e lënë derbin pa tifozë, nuk mund të vazhdojë në përjetësi, sidomos kur shfaqja ishte e përmasave të turpit, duke bërë qesharak steëardët e pafuqishëm në fushë dhe duke dhënë sinjalin se në derbi gjërat, po dolën jashtë kontrollit, do të jetë edhe më vështirë për tu përmbajtur. Pastaj në fund të fundit, kur dy tifozeritë nuk kujdesen vetë të jenë prezentë në derbi, pse duhet të vendosë dorën në zemër Disiplina…?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI